“S’luftohet pandemia në vitin 2021 me mbyllje, përshpejtimi i vaksinimit është zgjidhja”

Aktuale

“S’luftohet pandemia në vitin 2021 me mbyllje, përshpejtimi i vaksinimit është zgjidhja”

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:55
Ilustrim

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për të cilat thotë se pandemia nuk luftohet me metoda të vitit 2020.

Nikaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se zgjedhja nuk është mbyllja, por sipas tij përshpejtimi i vaksinimit të popullsisë.

Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:

Nuk luftohet pandemia në vitin 2021 me metoda të  vitit 2020.

Mbyllja nuk eshte përgjigje. Përshpejtimi i vaksinimit është.

Krejt çka ndegjuam nga Qeveria jane masa te 2020. Asnje urgjencë për përshpejtimin e vaksinimit. Pse nuk hapën qendrat e vaksinimit edhe të dielave? Pse nuk fillojne pikat mobile të vaksinimit?

Vaksinim jo mbyllje është qasja e duhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat