IKSHPK bën apel për vaksinim dhe respektim të masave kundër përhapjes së COVID-19

Aktuale

IKSHPK bën apel për vaksinim dhe respektim të masave kundër përhapjes së COVID-19

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike i ka ftuar qytetarët që të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Nëpërmjet një postimi në Facebook është thënë që me gjithë shtimin e infektimeve e vdekjeve, variantit Delta i është ndalur turri i përhapjes falë vaksinimit.

“Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët. Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2.”

Tutje është shkruar se vaksinimi shpëton jetë dhe është metoda më e mirë, e lirë dhe efikase kundër virusit.

“Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI!”

IKSHPK ka shpjeguar se vetëm me marrjen e vaksinës parandalohet rëndimi i gjendjes shëndetësore pas infektimit me virusin e edhe vdekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat