A do të ketë ndryshime të mëdha përmbajtësore më 17 tetor sikur në zgjedhjet nacionale?

Aktuale

A do të ketë ndryshime të mëdha përmbajtësore më 17 tetor sikur në zgjedhjet nacionale?

Nga: A.Z Më: 23 gusht 2021 Në ora: 12:15
Foto Ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Elitat e vjetra politike krijuan rrjete të ndryshme për të mbetur në pushtet, dhe përdoren metoda diskualifikuese karshi kundërshtarëve politik, madje përdoren edhe metoda spekulues.

Mulliqi tutje tha se kemi humbur miqtë tanë për fajin e tyre, nuk kemi as njohje të reja, por vetëm tërheqje të pavarësisë, përcjell “Bota sot”.

Ai shtoi se Kosovës i duhen njerëz me duar të pastra pa afera korruptive dhe kriminale, andaj edhe në këto zgjedhje na duhen ndryshimet përmbajtësore, sikur në zgjedhjet e fundit nacionale

Postimi i plotë:

Elita e vjetër e politikës, futën në përdorim kalkulimet dhe manipulimet klasike në zgjedhjet e deritashme, e që në zgjedhjet e këtij tetori nuk ishte dashur të ndodhin. Krijuan rrjete të ndryshme për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Mirë e luajtën rolin e aktorëve të teatrit dhe të filmit. U shërbyen me farsa, skandale të çdo ditshme dhe teatralitete. Na instaluan fashizëm intern dhe instaluan dashurinë karshi forcës së tyre dhe forcës karshi eksploatimit të djersës dhe mundit të popullit. Elitat në pushtet përdorën metodat diskualifikuese karshi kundërshtarëve politik, si dhe përdorën shumë metoda spekuluese dhe dehumanizuese. Nuk krijuan ura të ndërsjella dhe as ura të bashkëpunimit më miqtë tanë të përhershëm në bot. Përkundrazi, shumë i kemi humbur ata për fajin e tyre. Nuk kemi njohje të reja, kemi tërheqje të pavarësisë nga disa shtete, s’ka rëndësi të mëdha apo të vogla. Diplomacia ishte e nivelit më të ulët, se njerëzit që u emëruan në këto poste, nuk ishin as për afër të nivelit të diplomatit. Me njerëz jo sa duhet të shkolluar nuk bëhet shteti. Jeta parlamentare ishte pika më e dobët. Kosovës i nevojiten njerëz me duar të pastra pa afera korruptive dhe kriminale... Edhe kësaj radhe sikurse me zgjedhjet e fundit nacionale, na duhen ndryshimet përmbajtësore, që punët edhe në pushtetin lokal të vihen në binarë normal…Të shkëputemi përfundimisht nga pushtetet grabitqare e autoritare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat