Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, reagon Agim Aliu: As më pak e as më shumë, sesa dënim meritor për dorasit

Aktuale

Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, reagon Agim Aliu: As më pak e as më shumë, sesa dënim meritor për dorasit

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 18:20
Kryetari i Ferizajt Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes barbare të 18 vjeçares, e cila ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e kësaj komune nga dy të dyshuar njëri prej të cilëve gjendet akoma në arrati.

Aliu po kërkon dënim meritor për dorasit e këtij akti ndaj 18 vjeçares në Ferizaj.

”As më pak e as më shumë, sesa dënim meritor për kryesit e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj.

Përgëzime organeve të sigurisë dhe të akuzës për punën e tyre. Uroj që sa më shpejt të zbardhen të gjitha rrethanat e vrasjes që tronditi gjithë shoqërinë.

Familjes e gjithë shoqërisë, ngushëllime të sinqerta në emrin e të gjithë ferizajasve!

Qoftë e fundit kjo vepër makabër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat