Të gjitha vendimet e Qeverisë, ndahen miliona euro për ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19

Aktuale

Të gjitha vendimet e Qeverisë, ndahen miliona euro për ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 10:45

(E plotësuar 11:47) - Ndahen 15 milionë € për krijimin e vendeve të punës, 4 milionë për familjet që humbën familjarët nga Covid-19

Qeveria ndanë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit.

Gjithashtu 12 milionë euro për ngritjen e mirëqenies si dhe 10.43 milionë euro mbështetje për prodhuesit vendës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shuma prej 15 milionë euro, do të mbulojë pjesën e punësimit që do të synoj njëkohësisht edhe rritjen.

“Kemi të bëjmë me propozim vendim për ndarje të mjeteve prej 15 milionë euro që do të mbulonte pjesën e punësimit, ku synon rritjen e punësimit, rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës, në kuadër të kësaj pike ju bëjë thirrje punëdhënësve që të deklarohen punëtorët dhe për mbështetjen prej 1 vjet”.

“E te masa prej 12 milionë euro 4 milionë euro ndahen për familjarët që kanë humbur familjarët e tyre nga Covid-19″.

“1 milion euro kupon ushqimi për familjet në nevojë”, tha Murati.

Qeveria e Kosovës ndan 2.7 milionë euro për stafin mjekësor

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e pagesës shtesë neto 10% të pagës bazë, për punonjësit shëndetësor të sektorit privat, për muajt gusht, shtator dhe tetor në shumë prej 2.7 milionë euro.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se mbështetja do të jetë jo më pak se 60 euro.

“Kemi paraparë që të ketë një mbështetje dhe jo më pak se 60 euro, ato do të merren nga programi i rimëkëmbjes ekonomike dhe ndahen në kategorinë paga dhe shtesa”.

Kalon në Qeveri Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes ka miratuar një varg projektligjesh të propozuara nga ministria e Drejtësisë: Projekt Kodin e procedurës penale, Projektligji për provimin e Jurisprudencës, Projektligjin për Ndihmë Juridike Falas si dhe Projektligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se pavarësisht që Kodi Penal ka hyrë në fuqi në 2019, ai ka kritikuar qeveritë e mëparshme që nuk kanë punuar për ta shtyrë përpara atë.

“Kodi Penal ka hyrë në fuqi në vitin 2019 mirëpo qeveritë e kaluara nuk kanë punuar në këtë Kod që ta bënë të zbatueshëm dhe ne si qeveri kemi punuar shumë për të ardhur deri te hartimi që mbron të drejtat e njeriut. Afati i hetimeve prej 2 vitesh për veprat e rënda është i mjaftueshme se mund të zgjatet edhe për 1 vit shtesë për veprat e korrupsionit”.

Kryeministri Albin Kurti tha se me ndryshimet në Projekt Kodin e procedurës penale kryesit e veprave penale do të ballafaqohen me drejtësi.

Ai shtoi se provimit të Jurisprudencës kandidatët nga Presheva mund t’i nënshtrohen vetëm përmes lejes së qëndrimit në Kosovë, raporton EO.

“Kryesit e veprave penale të ballafaqohen me drejtësi edhe ndaj zyrtarëve publik që ngritet aktakuzë do të pezullohen nga puna dhe provimit mund t’i nënshtrohen vetëm me leje qëndrim në Kosovë. Përmes këtij projektligji qartësohet procedura e dhënies me qera të pasurive të sekuestruara”.

Ndryshon agjenda legjislative, shtyhen disa projektligje e futen të tjera

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa ndryshime në agjendën legjislative të saj për vitin 2021. Janë shtyrë dhjetëra projektligje ndërsa janë futur në agjendë disa të tjera.

Ministria e Drejtësisë ka propozuar shtyrjen e projektligjit për tokën ndërtimore, ndërsa ka futur në agjendë projektligjin për ndryshime në ligjin për procedurën përmbarimore.

Ministria e Financave ka hequr projektligjin për skema sociale duke thënë se do të bëhet reformë e thellë andaj duhet të shtyhet ligji.

Ministria e Ekonomisë ka shtyrë projektligjin për ndryshime në Ligjin për Ndërmarrjet Publike sepse “ka nevojë të rishikohet edhe një herë”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka futur tri ligje të reja, ndërsa ka shtyrë shtatë projektligje për një ose dy muaj.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur për shtyrjen për dy muaj të agjendës legjislative të propozuar nga ajo për shkak të situatës me pandeminë.

Mbledhja e Qeverisë, Kurti flet për vrasjen e Marigonës: E jashtëzakonshme është gjendja jonë shoqërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e sotme të qeverisë e ka filluar duke folur për rastin tragjik të vajzës 18-vjeçare nga Ferizaj, e cila u vra ditë më parë.

Kurti ka thënë se indiferenca nga rrethi shoqëror dhe organet e drejtësisë e instaluar ndër vite ka bërë të ketë gra viktima të një dhune të tmerrshme.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se veprime të tilla nuk duhet të përsëriten, duke theksuar nevojën e domosdoshme që mos të shtohen viktima të tilla.

Kurti: Nuk guxoj t’i mendoj orët e fundit të Marigonës që u vra në Ferizaj

“Unë nuk guxoj t’i mendoj orët e tmerrshme, të fundit të jetës së një vajze të brishtë e të re, nuk guxoj. Kjo gjë nuk duhet të ndodh më, pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat e na bien fuqitë. Vrasësi nuk ka njohur asgjë nga Marigona, veç moshës së saj, ai nuk ka parë asgjë të bukur. Viktimën e njohëm nga humbja e saj, nga dhuna që u shtrua mbi të, kurse të dyshuarin për vrasjen e saj nga biografia e tij, kjo është gjendja jonë shoqërore e jashtëzakonshme, një indiferencë e përgjithshme nga rrethi shoqëror dhe organet e drejtësisë, e instaluar ndër vite e vite ka bërë që në kokat tona të mbetën emra grash viktima të një dhune të tmerrshme”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se drejtësia është çështje e shoqërisë në tërësi dhe se baza e saj është respekti ndaj të tjerëve.

Kurti: Nuk mund të tolerohen më xhepa të çmendurie vrastare

“Duhet edukuar shpirti dhe arsyeja, nuk mund të tolerohen më xhepa të çmendurisë vrastare dhe as indiferenca. Drejtësia është çështje e shoqërisë në tërësi, baza e drejtësisë është respekti i tjetrës, i tjetrit, i njeriut. Sot ngushëllojmë familjarët e Marigonës, por ngushëllimi në raste të tilla të vdekjes mizore i takon secilit prej nesh, ndërkaq përgjegjësia e tërë trupës shoqërore”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohet të kenë kryer vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj. Të njëjtit e kishin lënë pa shenja jetë pranë emergjencës në këtë komunë.

***

Kryeministri Albin Kurti ka filluar mbledhjen e sotme të Qeverisë me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, duke thënë se gjendja shoqërore është e jashtëzakonshme.

Ai para kabinetit qeveritar tha se tregua një indiferencë e përgjithshme nga shoqëria dhe institucionet e drejtësisë.

“Me formën më të rëndë dhe më mizore u shfaq dhuna mbi vajzën, mbi gruan, mbi Marigonën, së cilës ia dhamë lamtumirën e fundit dje. Ne sërish u ndiem të pafuqishëm përballë një vdekje të jashtëzakonshme. Unë nuk guxoj t’i mendoj orët e tmerrshme të fundit të jetës së një vajze të brishtë e të re. Nuk guxoj,. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat dhe na bien fuqitë. Vrasësi nuk ka njohur asgjë nga Mariogna veç moshës së saj, ai nuk ka parë asgjë të bukur. Viktimën ne njohëm nga humbja e saj, nga dhuna që u ushtrua mbi të kurse të dyshuarin për vrasjen e saj nga biografia e tij”.

“Kjo është gjendja jonë shoqërore e jashtëzakonshme. Një indiferencë e përgjithshme nga rrethi shoqëror dhe organet e drejtësisë e instaluar ndër vite ka bërë që në kokat tona të mbeten emra grash, viktima të një dhune të tmerrshme. Ne s’duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me edhe me emra të tjerë vajzash e grash, viktima të sjelljes barbare”.

Kurti ka thënë se ngushëllimet e rasteve të vdekjeve të tilla mizore i takon secilit qytetar derisa përgjegjësia tërë trupës shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat