Sali Berisha: Koncertet me Çorben e Goranin ishin kurth i ndyrë i Zografit bis dhe serbomadhit Vuçiq për mjaltimin e Ballkanit të Hapur

Aktuale

Sali Berisha: Koncertet me Çorben e Goranin ishin kurth i ndyrë i Zografit bis dhe serbomadhit Vuçiq për mjaltimin e Ballkanit të Hapur

Nga: M.L. Më: 25 gusht 2021 Në ora: 11:41
Sali Berisha, Edi Rama foto ilustrim

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar koncertin e këngëtarit Goran Bregoviç që u mbajt ditë më parë në Korçë, si dhe koncertin e bandës me mendësi fashiste serbe që u mbajt në Leposaviq.

Sipas tij, koncertet politike të këtij gushti në veri të Kosovës dhe juglindje të Shqipërisë me Çorben dhe Goranin të planifikuara në Beograd për mjaltimin e Ballkanit të Hapur ishin në vete edhe një kurth i ndyrë.

“Gushti i koncerteve politike! Miq, politika e koncerteve duhet ti shërbejë afrimit dhe mirëkuptimit të popujve. Por koncertet politike të këtij gushti në veri të Kosovës dhe juglindje të Shqipërisë me Çorben dhe Goranin të planifikuara në Beograd për mjaltimin e Ballkanit të Hapur ishin në vete edhe një kurth i ndyrë që serbomadhi Vuçiç dhe argati i tij i Tiranes, Zografi bis sajuan kundër shqiptareve me moton bashkim-vllazërim në të vërtetë bashkim-poshtërim”, shkruan Berisha Mes tjerash.

Sipas tij, ata (Rama e Vuçiq) më lojën e tyre të rrezikshme e zjarr-nxitëse dështuan të dy si gangsterë provokatorë!

“Mirëpo pas dështimit me sukses të koncertit të Bregoviçit në Korçë, në një akt përulje gjer në pështirosje ndaj padronit të tij Vuçiq dhe si për t`i kërkuar ndjesë atij për de fakto braktisjen e Goranit nga publiku i civilizuar i Korçes, Zografi Bis tejkaloi çdo kufi ne vetposhtërimin e tij”. shton ai.

Berisha thekson se Rama shpejt e shpejt shpiku analogjinë jo vetëm midis çetnikëve serbë dhe fashisteve shqiptar por edhe të viktimave të tyre respektive.

“Sipas tij te paret kishin sulmuar këngetarën e mirënjohur shqiptare Dua Lipa vetëm se ajo vishej me flamujt e kombit të vet kurse të dytët po sulmonin Goranin e pafajshëm tek i cili sipas tij nuk kishte asgjë antishqiptare madje as dhe serbë por vetëm e vetëm se ai këndonte serbisht. Keq-shfrytëzimi i shërbëtorit nga padroni, flligështia dhe vetposhtërimi i njeriut nuk mund të këtë shëmbelltyre tjetër më të shëmtuar se kjo e Zografit bis me këtë krahasim”, potencoi ai.

Për ish-kryeministrin Berisha kjo analogji të rikujton krahasimin që i bënte Enver Hoxha, Patër Gjergj Fishtës me serbomadhin famëzi, ish kryeministrin e mbretërise se sllavëve të jugut Vlladan Gjeorgjeviçin.

“Hoxha që po punonte intensivisht për bashkimin e Shqipërise si republikë e shtatë e Jugosllavisë nuk mund të pranonte që vetëm serbët të kishin racistë antishqiptar dhe për të kënaqur padronet e tij në Beograd, Titon dhe Rankoviçin shpalli kolosin e letrave shqipe Gjergj Fishten, ne një fjalim që mbajti në Kuç, si racist anti serb dhe e krahasoi atë me Ish kryeministrin famëzi Gjeorgjiviç”, nënvizoi ai.

Ai tha se pavarësisht se sot personat ndryshojnë shumë nga personazhet e Enverit konteksti dhe klisheja është absolutisht e njëjta.

“Kështu që mund të thuhet se i shpellarë nga çdo moral njerëzor dhe në çdo aspekt është krahasimi si persona i Dua Lipes një vajzë që me talentin e saj ka arritur në majat botërore te këngës me Goranin, i cili qenka i pafajshëm ne raport me nacionalizmin e verbër etnik serb sa vet 30 vjeçarja Dua Lipa”, shtoi ai.

Në këtë link mund ta lexoni postimin e plotë të Berishës:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat