Ish-drejtori i Agim Veliut takohet në kafene me Shpejtim Bulliqin

Aktuale

Ish-drejtori i Agim Veliut takohet në kafene me Shpejtim Bulliqin

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:10
Shpejtim Bulliqi, Hamdi Jaha

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që në zgjedhjet lokale të tetorit, bashkë me VV’në, synon ta marrë mandatin e plotë në krye të kësaj komune, së fundi ka patur një takim në kafene me një figurë të rëndësishme të LDK-së në Podujevë.

Bulliqi shihet i shoqëruar nga Hamdi Jaha, ish-drejtor komunal në Podujevë, gjatë qeverisjes së Agim Veliut me këtë komunë.

Madje, Jaha konsiderohej edhe njeri i afërt dhe me ndikim tek ish-kryetari Veliu. Gjithashtu, Jaha është në mesin e 131 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kishte kandiduar për deputet në vitin 2019.

Megjithatë Jaha, pas dorëheqjes së Agim Veliut nga komuna e Podujevës, ishte shkruar nga Drejtoria e Urbanizmit në komunë, me vendim të ushtruesit të detyrës së kryetarit Nexhmi Rudari.

Në fotografinë me Jahen dhe Bulliqin shihet edhe biznesmeni llapjan Ditar Hoti, vëllai i ish-deputetit të LDK-së Visar Hoti, gjithashtu pjesë e anëtarësisë së Këshillat të Përgjithshëm të LDK-së.

Shpetim Bulliqi ka refuzuar të flas rreth takimit dhe nëse Jaha i ka ofruar mbështetje atij në kandidaturën për kryetar të Podujevës.

“Mos bo pyetje palidhje. Nuk është punë e juaja me kënd rri unë”, tha kryetari i Podujevës, njëherit kandidati i VV-së për Podujevë në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.

Ndryshe, Shpejtim Bulliqi i VV-së, në garën për Podujevën pretendet kryesor parashihet ta ketë kandidatin e LDK-së për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni.

Në takimin me degën e LDK-së në Podujevë, kur kryetari Lumir Abdixhiku e prezantoi Hysenin para kryesisë së degës në këtë komunë, nuk ishte parë të ketë qenë prezent ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ndonëse i njëjti konsiderohet ende figurë e rëndësishme për partinë në rajonin e Llapit.

Gjithashtu, në fotografitë që janë shpërndarë në facebook nuk shihet as Hamdi Jaha të këtë marrë pjesë në këtë takim të 18 gushtit në degën e LDK-së në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat