Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim

Aktuale

Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim

Nga: M.L. Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:29
Dardan Krivaqa

Media Zvicerane Blick.ch ka vendosur që t`iu referohet me pseudonime 18 vjeçares Marigona Osmani dhe dy të dyshuarëve për varsjen e saj, Dardan Krivaqes e Arbër Sejdiut.

Sipas Blick.ch të enjten në mëngjes, i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së Liljana R. (Marigona Sejdiut) u rrah në qendrën e paraburgimit, përcjell “Bota sot”.

Besim L. (Dardan Krivaqa 29 vjeç), tani është duke pritur gjykimin e tij.

Vrasja e 18-vjeçares Liljana R. * shkaktoi trazira në Kosovë.

Të dielën, dy burra dorëzuan trupin e gruas së re në një spital në qytetin e Ferizajt dhe më pas ikën me një makinë me targa zvicerane.

Policia u vu në kërkim dhe tani ka arrestuar dy të dyshuar. Një nga të dyshuarit për vrasje, Veton T. (Arbër Sejdiu) 32 vjeç, jetoi dhe punoi në Zvicër vitin e kaluar.

Kolegu i tij Besim L. *(Dardan Krivaqa) u arrestua pak kohë më vonë.

30 ditë në paraburgim

Besim L.* (Krivaqa) u paraqit para gjyqtarit pasditen e së mërkurës. Sipas njoftimeve të mediave, ai thuhet se ishte në gjendje të keqe shëndetësore, procesi u ndërpre përkohësisht për arsye mjekësore. Gjyqtari pastaj urdhëroi 30 ditë paraburgim, të cilat mund të zgjaten nëse është e nevojshme.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burg në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Duke iu referuar medieve në Kosovë, Blick raporton se L.* (Dardan Krivaqa) është "rrahur" nga shokët e tij të burgosur. Të burgosurit "i shkaktuan dhimbje të forta" sepse ai vrau R. *, e cila ishte vetëm 18 vjeç, thonë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat