“Sapo e mora këtë lajm të zi Blerim”/ Anëtari i LDK-së rrëqeth me shkrimin për të riun që vdiq nga CoVID-19

Aktuale

“Sapo e mora këtë lajm të zi Blerim”/ Anëtari i LDK-së rrëqeth me shkrimin për të riun që vdiq nga CoVID-19

Nga: M.L. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 22:32
Blerim Mushinca

Lajmi për vdekjen e të riut, Blerim Mushinca nga Pasjaku i Gjilanit ka prekur gjithë Kosovën e në veçanti familjarët dhe ata që e kanë njohur.

Njëri ndër ta, që e ka njohur Blerimin është edhe veprimtari i LDK-së në Zvicër, Ajet Avdyli.

Në një postim në Facebook, Avdyli ka shkruar se askush nuk e ka pritur vdekjen e tij në këtë moshë të re, por që CoVID-19 është i pamëshirshëm për të gjitha gjeneratat.

“Sapo e mora këtë lajm të zi Blerim, se ti ke ikur nga kjo botë dhe je drejtuar për në një botë tjeter. Ky lajm kumboi dhimbshëm te un dhe te të gjithë ata që të njohën. Askush nga ne nuk e priti vdekjen tuaj në këtë mosh kaq të re, por Covidi-19 duket të jetë i pameshirshem për të gjitha gjeneratat, e në veçanti edhe për ju. Vertet e kam të veshtirë të gjej fjal e të formuloj fjali me rastin e vdekjes suaj. U themi familjes e farefisit tuaj, mbahuni e mos derdhni lot në këto qaste, sepse njeriu vie e shkon nga kjo botë, e ne jemi të gjithë të kësaj rruge. Mbahuni prinder, mbahuni vëllezër e motra, se ne jemi me ju e pran jush në këto qaste të veshtira. Blerim ti ike, ti do të mbetesh për jetë e mot në zemrat tona, Të qoft i lehtë dheu i Kosovës”, shkroi Avdyli në Facebook.

Ndryshe, në 24 orëshin e kaluar janë shënuar 36 raste të vdekjeve nga CoVID-19, në mesin e të cilëve edhe disa të rinj, sikurse Blerim Mushnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat