Dhurata Hoxha dhe të tjerët nuk e pranojnë fajësinë për korrupsion

Aktuale

Dhurata Hoxha dhe të tjerët nuk e pranojnë fajësinë për korrupsion

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 10:55
Dhurata Hoxha

(E plotësuar 11:06) - Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretari Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerët, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, nuk e kanë pranuar fajësinë lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ilirjana Çollaku, pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky rast po gjykohet nga gjykatësi i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

Aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021.

Ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Shasha dhe Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së. 

Sot dalin para gjykatës për korrupsion Dhurata Hoxha dhe të tjerët

Sot është caktuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Seanca fillestare pritet të nis në ora 10:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky rast gjykohet nga gjykatësi i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

Aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021.

Ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Shasha dhe Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat