Kusari për videon e një burri që rrahu tri vajza në Prishtinë: Me arrestu këtë kafshën

Aktuale

Kusari për videon e një burri që rrahu tri vajza në Prishtinë: Me arrestu këtë kafshën

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:12
Flutura Kusari

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pasi në Facebook u publikua një video ku një person shihet duke i goditur me shqelma dhe shkop tri vajza në Prishtinë.

Kusari tha se kjo video duhet të shpërndahet sa më shumë në mënyrë që të arrestohet i dyshuari.

“M’dhimti zemra kur e pashë këtë video. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë në mënyrë autoritetet me e vërtetu autencitetin e videos dhe me e arrestu këtë kafshën”, shkroi Kusari.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.

Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat