Esat Raci kandidat i PDK-së në Klinë, Apeli s’e lejon Sokol Bashotën!

Aktuale

Esat Raci kandidat i PDK-së në Klinë, Apeli s’e lejon Sokol Bashotën!

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 09:24
Sokol Bashota

Sokol Bashota nuk do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës, ani pse ishte zyrtarizuar pak ditë më parë.

Një vendim i fundit i Gjykatës së Apelit për vërtetim të dënimit për mosdeklarim të pasurisë ka bërë që Bashotës t’i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 17 tetorit.

Esat Raci do të jetë kandidat i PDK-së në Klinë.

Racin nuk e ka mohuar një gjë të tillë. Ai e ka konfirmuar se emri i tij ka shkuar në kryesi qëndrore.

“Kam vullnetin për kandidim. Emri ka shkuar në kryesi qëndrore. Besoj që PDK do dal fuqishëm në Klinë. Nuk mund të jap prognozë për zgjedhjet në Klinë, por e di që PDK është e para” ka thënë Esat Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat