Dështmi i mbledhjes për ambasadorët, flasin deputetet Kadrijaj dhe Musliu-Shoshi

Aktuale

Dështmi i mbledhjes për ambasadorët, flasin deputetet Kadrijaj dhe Musliu-Shoshi

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:37
MPJ

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj kanë reaguar pas akuzave të Haki Abazit, se këto dy deputete e sabotuan mbledhjen për caktimin e ambasadorëve.

Musliu-Shoshi tha se Abazi po mashtron dhe se ky është vetëm justifikim.

“Haki Abazi po mashtron dhe dështimin katastrofal të qeverisë populiste që e ka suspenduar politikën e jashtme të Kosovës po përpiqet ta justifikoj me mbledhje të Komisionit Parlamentar, pa siguruar prezencën e deputetëve të mazhorancës”

“Që nga marrja e mandatit të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Gërvalla-Schëarz ka qenë jo-serioze në bashkëpunimin e saj me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Komunikimi mes nesh dhe MPJD-së ka qenë thuajse inekzistent, ndërsa transparencë nuk ka pasur fare”, u shpreh Musiu-Shoshi.

Ajo tha se në këtë mbledhje të thirrur për të intervistuar kandidatët, u është lënë shumë kohë e shkurtër në dispozicion për të analizuar profilet e tyre.

“Komisioni ka pranuar vetëm pesë kandidatë. Marrë parasysh se Kosova ka gjithsej 32 misione diplomatike, e ligji parasheh që 50% e shefave të jenë me çelës politik, ne nuk kemi një qartësi se ku janë edhe 11 kandidatë të tjerë, të cilët MPJD ka pasur mjaftueshëm kohë për t’i identifikuar, mirëpo nuk kemi një transparencë sa i përket këtij procesi”

“Ne duhet të kemi parasysh se MPJD i raporton Kuvendit, e jo anasjelltas. Deri më tani, kemi pasur një qasje neglizhuese ndaj Kuvendit në Përgjithësi, e ndaj Komisionit për Punë të Jashtme e Diasporë në veçanti. Duhet qartësuar fakti se deputetët nuk janë instrumentë të cilët Ministritë i përdorin për të arritur qëllimet e tyre. Tani kur Serbia po përgatitë agresivitet diplomatik për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ju i keni pasivizuar misionet diplomatike të Kosovës në vendet aleate.Kosova asnjëherë në historinë e paspavarësisë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot nga zhbërja e të arriturave në politikën e jashtme!`123444”, tha deputetja e PDK-së.

Musiu-Shoshi me anë të këtij shkrimi tha se për këtë gjë duhet të jepet përgjegjësi qytetarëve dhe Kuvendit.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj tha se ky proces është konfidencial dhe nuk duhet të bëhet publik.

“Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme për intervistim të kandidatëve për ambasadorë. Ky proces është konfidencial dhe nuk duhet të bëhet publik. Kryetari i komisionit në pa mundësi të sigurimit të deputetëve të pozitës që në komision janë 7, në krahasim me opozitën që ka vetëm 4 deputetë, e ka prishur konfidencialitetin dhe me ka akuzuar mua se kam sabotuar mbledhjen e komisionit bashke me deputeten e PDK-së.Sigurimi i kuorumit është detyrë e pozitës dhe unë nuk kam dashur të bëhem pjesë e dështimit të politikës së jashtme të qeverisë”, tha Kadrijaj.

Tutje, Kadrijaj qeverinë aktuale e ka quajtur dështim total.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, ka akuzuar PDK-në dhe AAK-në për mosmbajtjen e takimit për dëgjimin e kandidatëve për ambasadorë, duke e shtyrë mbledhjen për një datë tjetër.

Sipas tij Ariana Shoshi dhe Time Kadrijaj e kanë bërë të pamundur mbajtjen e këtij takimi, i cili ka qenë i paraparë të mbahet sot.

“Ariana Shoshi nga PDK  dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për nje datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve”, ka qenë shkrimi i tij.

Ai njoftoi se present në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli, Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat