Trazirat në Mal të Zi, Berisha tregon pse kanë lidhje të drejtpërdrejt me Kosovën dhe qëllimin e Serbisë

Aktuale

Trazirat në Mal të Zi, Berisha tregon pse kanë lidhje të drejtpërdrejt me Kosovën dhe qëllimin e Serbisë

Nga: A.Zh Më: 5 shtator 2021 Në ora: 10:20
Protestat në Mal të Zi

Visar Berisha, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Avdullah Hoti, ka thënë se tensionet që po ndodhin në Mal të Zi kanë lidhje të drejtpërdrejt me Kosovën.

Ai ka thënë se Serbia po tenton të instrumentalizojë Kishën Ortodokse serbe si element diversiv në Mal të Zi dhe Kosovë, përcjell Bota sot.

Berisha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që ta sheh me brengë këtë përpjekje të Serbisë, për eksterioterialitet të Kishës serbe në Kosovë.

Reagimi i Berishës në Facebook:

Pse ajo që po ndodhë në Mal të Zi ka lidhje të drejtpërdrejt me Kosovën?!

Serbia ka humbur betejat politike, ato ushtarake dhe propagandistike. Në planin afatgjatë është e vetëdijshme se po e humbë edhe betejën me mortalitetin e popullatës së vet. Pra, po kthehet në Serbinë e viteve 1800.

Kështu, ka vendosur të instrumentalizojë Kishën Ortodokse serbe si element diversiv në Mal të Zi dhe Kosovë. Kjo për ta zgjatur status quon deri në rigrupimin e radhës. Duke e mbajt Republikën Serbe, Malin e Zi dhe Kosovën defunksionale.

Qe pse Qeveria e Republikës duhet ta shoh me shumë brengë forcimin apo përpjekjen, por kushtetutëzim (eksterioterialitet) të Kishës serbe në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat