Osmani: Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit nga shpërthimi në spitalin modular në Tetovë

Aktuale

Osmani: Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit nga shpërthimi në spitalin modular në Tetovë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 08:32
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet, presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin për viktimat nga zjarri që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurën në Spitalin Modular të Tetovës.

Në njoftimin e presidencës thuhet se në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejnë me familjet që humbën të afërmit dhe që luten për shërimin e shpejtë të të lënduarve.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi.

Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat