Nga KQZ tregojnë se a ka të drejtë PDK të kandidojë një emër të ri për Pejën

Aktuale

Nga KQZ tregojnë se a ka të drejtë PDK të kandidojë një emër të ri për Pejën

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Mbrëmë Kosova është tronditur nga një vrasje e dyfishtë që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Nga kjo ngjarje tragjike mbeti i vrarë edhe Astrit Ademaj, kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës.

Partisë së Memli Krasniqit, ligji ia mundëson që të propozoj kandidatin e ri për kryetar të kësaj komune.

Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim në KQZ ka thënë se kjo parti ka të drejtë të sjellë emrin e ri, por që deri tash nuk e kanë bërë.

Kanë të drejtë deri të hënën të sjellin emrin e ri. Është një nen që ia mundëson në rast se ndërron jetë kandidati për kryetar me dërgu emrin  tjetër”, ka thënë Buleshkaj.

Në anën tjetër, në PDK nuk kanë dhënë përgjigje nëse do të konkurrojnë në Pejë me ndonjë kandidat tjetër.

Në shenjë nderimi për dy viktimat e djeshme, PDK ka vendosur që t’i anuloj të gjitha aktivitetet politike për ditën e sotme në mbarë vendin.

Të gjithë krerët institucional e partiak kanë shprehur ngushëllime për ngjarjen tragjike në Pejë, duke bërë thirrje që rasti të ndriçohet në tërësi dhe sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat