Arkivat e UÇK-së/ Gjenerali Naim Maloku flet për vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe kërkesën e SHBA-së që 20 vjet drejtuar Serbisë

Aktuale

Arkivat e UÇK-së/ Gjenerali Naim Maloku flet për vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe kërkesën e SHBA-së që 20 vjet drejtuar Serbisë

Nga: N.Sh Më: 10 shtator 2021 Në ora: 09:51
Naim Maloku

Gjenerali i UÇK-së, Naim Maloku përsëri ka reaguar për arkivat e UÇK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, kësaj radhe ka përmendur vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga Serbia dhe kërkesën e SHBA-së që 20 vjet për hapjen e arkivit që të zbardhet rasti dhe fajtorët të dalin para drejtësisë.

Maloku thotë se, vëllezërit Bytyçi u mbajtën në burg në Prokuplje, hetohen aty, gjykohen dhe pas torturave çnjerëzore ata ekzekutohen.

E pas kësaj, Maloku thotë se, në Kongresin Amerikan është miratu edhe Rezolutë për të e obliguar Departamentin e Shtetit që të e shton presionin ndaj Serbisë.

Mirëpo, Serbia ende nuk e ka hapë dosjen dhe as që ka marrë ndonjë veprim për zbardhjen e rastit.

Postimi i plotë:

Vëllezërit Bytyçi, SHBA dhe arkivat e Serbisë

Në vitin 1999, pas largimit te forcave ushtarake dhe policore të Serbisë nga Kosova, tre vëllezërit Bytyçi vullnetar në kuadër të batalionit " Atlantiku" aksidentalisht hyjnë në territorin e Serbisë dhe arrestohen.

Mbahen në burg, në Prokuplje, hetohen, gjykohen me nga 15 ditë për kalimin ilegal të kufirit dhe pas torturave çnjerëzore ekzekutohen.

Në vitin 2001 eshtrat e Tyre zbulohen në një varr të pashënuar pranë një kampi stërvitjesh të policisë Serbe në Petrovo Sello afër Klladovës.

Qe nga ajo kohë, pra qe 20 vite, SHBA kërkon me ngulm që të hapen arkivat, të zbardhet rasti dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Në Kongresin Amerikan është miratu edhe Rezolutë për të e obliguar Departamentin e Shtetit që të e shton presionin ndaj Serbisë.

Serbia ende nuk e ka hapë dosjen dhe as që ka marrë ndonjë veprim për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat