Vjosa Osmani tregon detajet e takimit me presidentin Steinmeier: Ja çfarë kërkova nga Gjermania

Aktuale

Vjosa Osmani tregon detajet e takimit me presidentin Steinmeier: Ja çfarë kërkova nga Gjermania

Nga: P.R Më: 14 shtator 2021 Në ora: 21:26
Vjosa Osmani dhe Frank-Walter Steinmeier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani. Përmes një postimi në facebook ka treguar detajet e takimit me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Theksova nevojën e madhe për vazhdimin e kësaj mbështetje në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sigurimin e njohjeve të reja, si dhe për liberalizim të vizave për qytetarët tanë. Diskutuam sot për tema të ndryshme e në fokus ishte poashtu bashkëpunimi për rritjen e investimeve të huaja gjermane. Tutje, diskutuam edhe për angazhimin e Kosovës në fushën e bashkëpunimit rajonal, si dhe interesimin për nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme bilaterale me Gjermaninë”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Në një pritje të shkëlqyeshme dhe takim përmbajtësor me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier diskutuam për raportet ndërmjet dy vendeve tona, të cilat kanë qenë dhe do të mbeten përherë strategjike.

Në takim e falënderova Presidentin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në ditë të mira dhe ato të vështira e në veçanti për mbështetjen drejt konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë. Theksova nevojën e madhe për vazhdimin e kësaj mbështetje në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sigurimin e njohjeve të reja, si dhe për liberalizim të vizave për qytetarët tanë.

Diskutuam sot për tema të ndryshme e në fokus ishte poashtu bashkëpunimi për rritjen e investimeve të huaja gjermane. Tutje, diskutuam edhe për angazhimin e Kosovës në fushën e bashkëpunimit rajonal, si dhe interesimin për nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme bilaterale me Gjermaninë.

Duke diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, theksova se Procesi i Berlinit ka qenë shtysë e fuqishme në këtë drejtim.

Potencova se çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës.

Mirënjohëse pafund për fjalët inkurajuese dhe bisedën konstruktive e tejet premtuese!

Vielen Dank! ????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat