Bardhyl Meta: Kemi kandidatë interesant në këto zgjedhje

Aktuale

Bardhyl Meta: Kemi kandidatë interesant në këto zgjedhje

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:25
Bardhyl Meta

Opinionisti Bardhyl Meta e ka përgëzuar kandidatin e Partisë Demokratikë të Kosovës për kryetar të Prishitnës, Uran Ismaili i cili hoqi nga pozita e deputetit për të i’u përkushtuar garës për të parin e kryeqytetit.

Ai ka thënë se do ta përdorë shprehjen që e përdori kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla, kur tha se ‘Ia heq kapelën ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për menaxhimin e pandemisë”.

“Për mendjen time kemi një ngritje të standardeve në këto zgjedhje, kemi kandidatë interesant. Nëse e marrim garën e Prishtinës mundem me përgëzu, nëse flasim me gjuhën e Gërvallës që e përdori në rast të gabum, ia heq kapelën kandidatit të PDK-së Uran Ismaili i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit. Ishte shembull se njeriu është i sinqertë për ta dhënë votën qytetari i Prishtinës, për dallim prej ministrit Arben Vitia i cili as nuk po vjen në debate, as sun po e menaxhon pandeminë, as nuk po jep dorëheqje.

Ai me gjasë edhe në pizhama e ka mindilin,  me rëndësi e ka ‘lookun’ se sa substancën e pandemisë, problemet edhe vet Prishtinën ”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat