Kastrati thotë se nuk ndihet i rrezikuar që po garon si kandidat i PSD-së për Kamenicën

Aktuale

Kastrati thotë se nuk ndihet i rrezikuar që po garon si kandidat i PSD-së për Kamenicën

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:35
Qëndron Kastrati

Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili njëherësh ka konfirmuar rikandidimin e tij për të parin e kësaj komune, nuk e sheh si rrezik që t’i futet garës në kuadër të Partisë Socialdemokrate.

Kjo pasi PSD si parti është themeluar më vonë, gjersa Kastrati e kishte fituar Kamenicën si kandidat i LVV-së në Zgjedhjet Lokale 2017-të.

I ftuar në emisionin “Context” Kastrati u shpreh se përkundër asaj që partia luan rol kyç, ai konsideron që nëse një parti nuk e vendosë kandidatin që e përmbushë pritshmërinë e qytetarit atëherë ky i fundit e korrigjon atë për ta gjetur emrin më të përshtatshëm.

Të bëhemi real. Po, partia e luan një rol të jashtëzakonshëm dhe është gati një nga pjesët më të rëndësishme. Unë e konsideroj që është një prej gjërave më të mira në demokraci që edhe dashamiri i partisë, nëse ia qet kandidatit jo sipas pritjeve të tij, ai e korrigjon dhe e korrekton subjektin politik (…) për të gjetur emrin më të përshtatshëm për dijen, kapacitetet me i shty përpara ato. Unë kam filluar në atë subjekt politik kur kanë qenë veç 20-veta dhe jam angazhuar, por unë nuk kalkuloj veç në raport me suksesin, do të angazhohem për atë bindje që mendoj se është e drejtë” – tha ai.

Tutje, Kastrati shtoi se shpreson që në vitet në vazhdim të ndryshojë koncepti se cila parti e udhëheq vendin, duhet t’i udhëheq edhe komunat.

Uroj që të paktën (kjo qasje) të ndërrojë me këtë qeverisje që kush e udhëheqë nivelin qendrorë, me i shtyp e me i diskriminu komunat që udhëhiqen nga subjektet e tjera“,- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat