Jo te tabelat e veturave, Krasniqi tregon ku duhet ta zbatojë reciprocitetin Kosova ndaj Serbisë

Aktuale

Jo te tabelat e veturave, Krasniqi tregon ku duhet ta zbatojë reciprocitetin Kosova ndaj Serbisë

Nga: G.B Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:10
Milazim Krasniqi

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka thënë se reciprociteti nuk duhet të zbatohet te tabelat e veturave.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka marrë shembullin e Bosnjës, e cila ka arrestuar një serb, nën dyshimin se ka  kryer krime gjatë luftës kundër boshnjakëve, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë edhe Kosova duhet të arrestojë ata që kanë kryer krime në Kosovë, derisa Serbia po i arreston shqiptarët atje.

Postimi i tij i plotë:

Qe çka është reciprociteti! Para pak ditësh policia serbe ka arrestuar një boshnjak, (Edin Vranj) me dyshimin se ka kryer krime kundër serbëve, gjatë luftës në BeH. Pardje autoritetet boshnjake kanë arrestuar një serb, me dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës kundër boshnjakëve. Pse qeveritë tona nuk e kanë përdorë këtë reciprocitet, pra, të arrestojnë serbë që kanë kryer krime në Kosovë, kur arrestohen shqiptarë në Serbi? Qyky është tamam reciprocitet! Qitu duhet me ia nisë reciprocitetit. Jo te tabelat e veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat