Shpejtim Bulliqi hap fushatën në Podujevë, tregon synimet e tij

Aktuale

Shpejtim Bulliqi hap fushatën në Podujevë, tregon synimet e tij

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:20
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Përmes një videomesazhi, Bulliqi ka renditur tri prioritetet kryesore të tij, gjatë mandatit të plotë.

“Shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura”, janë tri synimet kryesore të Bulliqit.

Sot LVV në Podujevë ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore. Kemi një hapje të fushatës në mënyrë simbolike, për shkak se jemi brenda bazave rregullative të caktuar nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që t’i respektojmë këto masa. Ne si Vetëvendosje hymë në këtë garë për t’i fituar këto zgjedhje. Gjatë kësaj periudhe nëntë mujore kemi treguar një qeverisje stabile. Një qeverisje e cila shquhet për një seriozitet në punë dhe në veprime konkrete. Shpresojmë që ta kemi besimin e qytetarëve për këto zgjedhje”, ka thënë Bulliqi.“Synimet kryesore tona janë në tri shtylla. Në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Në shëndetësi do të bëjmë Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë, i cili është synim kryesor. Do të krijojmë një fond të veçantë për fëmijët me autizëm. Në arsim do t’i thellojmë reformat që tashmë kanë nisur”, ka thënë ai.“Në infrastrukturë, prioritet në mandatin 4-vjeçar mbetet ndërtimi i Stacionit të Autobusëve. Po ashtu krijimi i një tregu të gjelbër, i cili do të vendoset në vendin e tanishëm të Stacionit të Autobusëve”, ka thënë ai.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit ka nisur dhe do të zgjasë një muaj. Në garë për të parin e Podujevës janë gashtë kandidati nga parti të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat