Ish-ministri: Qeveria dështoi në vaksinimin masiv të qytetarëve

Aktuale

Ish-ministri: Qeveria dështoi në vaksinimin masiv të qytetarëve

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 19:16
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj foli për procesin e vaksinimit anti-Covid i cili është duke vazhduar në Kosovë.

Ai tha se sa i përket vaksinimit Qeveria “Kuti”, ka dështuar pasi që nuk ka arritur që të bëjë vaksinimin masiv dhe distribuimin e vaksinave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë publikisht pa e shtyrë askush pra pa ofruar asnjë analizë ose ekspertizë, ka thënë që vaksinimi masiv do të fillon nga 15 qershori vaksinimi masiv nënkupton që 20 mijë deri në 30 mijë qytetarë në ditë do të vaksinoheshin për 45 ditë është llogaritur që me këtë vaksinim do të ketë mbi 900 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës që do të ishin të vaksinuar nga 1.2 milion i asaj nevojës paraprake dhe nuk do të vinim në këtë situatë ku jemi tani d.m.th. ky është dështimi i parë”, tha ai.

E dështimi i dytë, sipas Zemajt është mashtrimi me vaksina.

Dështimi i dytë është distribuimi i vaksinës mashtrimi që ka vaksina, grumbullimi që është bërë në qendrat e vaksinimit logjika që duhet të pushojmë ditëve të vikendit dhe pjesa tjetër akuza ndaj qytetareve që nuk po vaksinohen”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat