Vdes nga Covid-19 biznesmeni i njohur nga Istogu

Aktuale

Vdes nga Covid-19 biznesmeni i njohur nga Istogu

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:07
Isë Osmanaj

Ka ndërruar jetë biznesmeni i famshëm istogas, Isë Osmanaj.

71 vjeçari ishte i infektuar që disa ditë me Covid-19 dhe po qëndronte i shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Isë Osmanaj ishte një nga biznesmenët më të shquar në Istog në fushën e gastronomisë, ndërtimit, kontrollave teknike dhe derivateve.

Pak muaj më parë ai kishte hapur njërin nga restorantet më të bukura në Kosovë, “Troja” në Istog.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat