Ministrja Rizvanolli sqaron polemikat për gazsjellësin

Aktuale

Ministrja Rizvanolli sqaron polemikat për gazsjellësin

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:37
Artane Rizvanolli

(E plotësuar 14:22) - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka dhënë detaje përmes një konference për media lidhur me polemikat në publik për gazin amerikan dhe vendimet e qeverisë për sektorin e energjisë.

Ministrja Rizvanolli duke qartësuar marrëveshjen e djeshme të arritur me Maqedoninë e Veriut, tha se kur theksohet për ndërtim të infrastrukturës nuk flitet për gaz të ndonjë shteti, por për infrastrukturë që i jep qasje Kosovës përmes Maqedonisë së Veriut në tregun e gazit në Greqi.

Rizvanolli: Nuk bëhet fjalë për gaz amerikan

“Po flitet në kohët e fundit për gazin amerikan, duhet qartësuar një gjë, kur po flasim për ndërtimin e infrastrukturës, ne nuk jemi duke folur për gaz amerikan ose të ndonjë shteti të tillë. Ne jemi duke folur për ndërtim të infrastrukturës, në këtë rast opsioni që është më i studiuari është ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit, i cili do t’i jepte qasje Kosovës përmes Maqedonisë së Veriut në tregun e gazit natyror në Greqi”, tha ajo.

Rizvanolli tha po ashtu se nëse ndërtohet ndonjë termocentral me gaz, operatori do mund ta blinte në treg të lirë këtë derivat.

Rizvanolli: Nëse do ndërtohej një termocentral me gaz, operatori atë do ta blinte në treg të lirë

“Pastaj nëse do ndërtohej një termocentral me gaz, operatori që operon, atë do ta blinte në treg të lirë gazin. Ka dallim mes gazit natyror dhe gazit natyror të lëngshëm. Pra, nuk jemi duke fol gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër, por për vendimin për të ndërtuar ose jo infrastrukturë, e cila mundëson lëvizjen e gazit natyror”, theksoi ajo.

Ajo potencoi se në bashkëpunim me Fondet e Mijëvjeçarit (MCC) është bërë një studim fizibiliteti dhe janë ndarë 200 milionë euro për ndërtim të një pjese të infrastrukturës. Teksa shtoi se duhet ende qartësim sa i përket financave për projektin, pasi ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Qeveria e Kosovës për arsye se nuk dihet kosto totale e projektit.

Rizvanolli: Ndërtimi i infrastrukturës së gazit është një opsion, për të cilën ka keqkuptime

“Ndërtimi i infrastrukturës së gazit, është një opsion i cili është duke u shqyrtuar, për të cilën ka shumë keqkuptime në diskursin publik. Sa i përket kësaj çështje në kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me partner të ndryshëm, por posaçërisht me MCC… Arsyeja pse në bashkëpunim me MCC, është sepse kjo e fundit filluar studimin e fizibiliteti gjatë këtij viti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë. Dhe ka alokuar një grand deri 200 milion dollarë, i cili do të shfrytëzohet për ndërtimin pjesërisht të kësaj infrastrukture. Një gjë që është e pa qartë, është që kemi të bëjmë me një investim më të madh se kaq”, theksoi ajo.

Rizvanolli theksoi se sa i përket orientimeve strategjike janë në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët ndërkombëtar, me ambasadën e SHBA-ve, Gjermaninë dhe zyrën e BE-së.

Ajo duke sqaruar për marrëveshjen e arritur dje në Maqedoni të Veriut, tha se ky dakordim me këtë shtet në fushën e energjisë është e rëndësisë së veçantë, derisa ka shtuar se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të ndodhë vetëm me Maqedoninë e Veriu, por edhe me shtetet tjera.

Rizvanolli: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është mjaft më rëndësi

“Sa i përket marrëveshjes së djeshme dhe bashkëpunimit rajonal, është tejet me rëndësi bashkëpunimi rajonal në mesin e vendeve tona, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut me të cilën kemi nënshkruar marrëveshjen dje, dhe jo vetëm me Shqipërinë me të cilën vetëm e kemi një bashkëpunim më të avancuar. Ne si rajon kemi synime të ngjashme që është në radhë të parë dekarbonizimi i sektorit, diverisifikimi i burimeve të energjisë dhe integrimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë”, tha ajo.

Qeveria e Kosovës dje në mbledhjen e përbashkët me Maqedoninë e Veriut, ka arrit 11 marrëveshje, një ndër to edhe atë për sektorin e energjisë.

Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, Rizvanolli: S’vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka dhënë detaje mbi projektin e ndërtimit të infrastrukturës së gazit natyror. Rizvanolli para gazetarëve u shpreh se nuk bëhet fjalë për gazin amerikan apo të ndonjë shteti tjetër por ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës që mundëson sjelljen e gazit. Ajo tha po ashtu se ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë qeveria e Kosovës për arsye se nuk dihet kosto totale e projektit.

“Sa i përket ndërtimit të infrastrukturës së gazit ne kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit që është agjension zhvillimor i SHBA-ve, arsyeja është se MCC ka filluar një studimi parafizibiliteti e më pastaj edhe fizibiliteti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë dhe ka alokuar nëj grant deri në 200 milionë dollarë i cili do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukture. Një gjë që është e paqartë është që MCC nuk do të financonte tërë projektin, sepse do të kishim të bëjmë me një investim shumë më të madh nëse do të vendosim për ndërtimin e kësaj infrastrukture”, tha Rizvanolli

Ministrja Rizvanolli tha tutje se projekti për gazsjellësin s’ka të bëjë me gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër por për infrastrukturën që do ta sillte gazin natyror.

“Po flitet në kohët e fundit për gazin amerikan, duhet sqaruar një gjë kur po flasim për ndërtimin e infrastrukturës nuk jemi duke folur për gazin amerikan ose ndonjë shteti tjetër, opsioni që po diskutohet është ndërtimi i infrastrukturës që do të mundësonte sjelljen e gazit natyror.  Unë nuk do ta kisha cilësuar si hezitim ose preferencë të qeverisë, ne i kemi lexuar studimet e fizibilitetit, me ekspertët e MCC-së, i cili përbëhet më shumë se 10 ekspertëve të cilët kanë punuar në këtë studim dhe nuk është çështje preference është çështje që vendimi që e marrim është i duhuri”, tha ajo.

Rizvanolli tha se duhet ende qartësim sa i përket financave për projektin.

“Në veçanti janë disa çështje, të cilat kërkojnë qartësim, siç janë financat, dhe ta dijmë se cila do të ishte kosto totale, kush do t’i financonte, kush do ta ndërtonte termocentralin, e që është thënë se do të ndërtohej me partneritet publiko-privat. Poashtu do të duhej të merrnim kredi në shumë të mëdha për përfundimin e projektit, të cilat do t’i paguanin konsumatorët. Vendimet nuk do të merren pa e ditur se sa do të kushtojë dhe pa e ditur se sa do të jetë çmimi që do të paguajë konsumatori për energji”, tha Ministrja Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat