Francezi prorus në Qeverinë e Serbisë, financon “Dialogun Ruso-Ballkanik” dhe dy kisha serbe në vendet perëndimore

Aktuale

Francezi prorus në Qeverinë e Serbisë, financon “Dialogun Ruso-Ballkanik” dhe dy kisha serbe në vendet perëndimore

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:47
Arnaud Gouillon

Sipas një njoftimi zyrtar, Drejtori i Zyrës për Bashkëpunim dhe Diasporë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, shtetasi francez i natyralizuar si serb, Arnaud Gouillon, ka ndarë fonde për Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Dialogu Ruso-Ballkanik”, me afërsisht 45,000 euro.

Gouillon, derisa ka marrë shtetësinë serbe (2015), ka qenë pjesë e ekstremit të djathtë francez, i njohur për trazira dhe nxitje urrejtje në Francë. Ai është themelues i organizatës propagandistike “Solidarite Kosovo”, e cila vendet perëndimore ka organizuar aktivitete në kundërshtim të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Shuma e përgjithshme për projektet e ndara në pesë vija, arrijnë vlerën e 20,000,000.00 dinarëve serbë ose afërsisht vlerën prej 170,280.00 Euro.

Përveç “Dialogut Ruso-Ballkanik”, Drejtoria e Gouillon, ka financuar edhe dy kisha ortodokse serbe në Holandë dhe Portugali.

Në njoftimin e Drejtorisë së Zyrës për Bashkëpunim dhe Diasporë, thuhet se Arno Gujon, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe, ka marrë vendim të bashkëfinancimit të disa projekteve serbe, të cilat i kontribuojnë ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve midis popullit serb dhe diasporës serbe.

Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Dialogu Ruso-Ballkanik”, është një shkollë plotësuese e gjuhës serbe në Moskë dhe Shën Petersburg të Rusisë. Vlera e donacionit të dhuruar nga Gujon vetëm për këtë shkollë, arrin vlerën prej afërsisht 45,000.000 Euro.

Vlen të ceket se e djathta ekstreme franceze, të cilës i përkiste Arno Gujon, ishte e njohur për lidhjet e saj miqësore me Rusinë, ndërsa tani, lidhjet e tij me Rusinë është duke i mbajtur edhe nga pozita zyrtare në Qeverinë e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat