Ish-agjenti i SHIK-ut i reagon sindikatës së Shëndetësisë që protestuan kundër Arbenë Vitisë? Ua përmend Thaçin, Haradinaj e Mustafën

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut i reagon sindikatës së Shëndetësisë që protestuan kundër Arbenë Vitisë? Ua përmend Thaçin, Haradinaj e Mustafën

Nga: N.Sh Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:09
Arben Vitia

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetari i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se Ministri Vitia vazhdimisht ka neglizhuar kërkesat e mjekëve.

“Ministri Arben Vitia përgjatë tërë këtyre muajve, mu në kohën e pandemisë e ka neglizuhar totalisht punëtorin shëndetësor dhe ka neglizhuar çdo takim sociale. Vitia as që ka ftuar që të vazhdohet me dialog social dhe që kërkesat tona të shkojnë përmes tij në Qeverinë e Kosovës. Sot situata është më e rëndë se kurrë. Vitia, punëtorin shëndetësor e ka lënë në mëshirë të disa menaxherëve të vegjël”, u shpreh ai.

E pas kësaj, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Ai i quan këto sindikata të Prontos që kanë protestuar kundër Arben Vitisë.

Ai thotë këto sindikata nuk guxuan të protestojën asnjëherë në pushtetin e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt e Isa Mustafës.

Postimi i plotë:

Sindikatat e Pronto-mafies hale aktive kundër kryetarit të ardhshëm të Prishtinës, Arben Vitisë, se Prishtina fort po iu dhemb PDK, LDK, AAK..!

Për 20 vjetet e pushtetit të mafies së Hashimit, Ramushit, Ises... a guxuat me protestua naj herë?

Tanë kohën keni kalu veç tu i pi kafe Turke e tu i qit fall, eh lodrat kukullat e ish-pushtetit, e tash Albini ju ka faj si nuk ju pëlqen me punu, mos shkoni në punë fare lironu punën kuadrove të reja?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat