E pabesueshme: Xhevdet Pozharit i duket kot prania e Adriana Matoshit në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

E pabesueshme: Xhevdet Pozharit i duket kot prania e Adriana Matoshit në Kuvendin e Kosovës

Nga: M.L. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 22:19
Adriana Matoshi

Vitet e fundit është bërë mjaft i zëshëm me kritikat e tij kundër partive që qeverisën me Kosovën këto 20 vite. Xhevdet Pozhari është gjithmonë aty për të përkujtuar se sa keq ishte gjendja në Kosovë para se në pushtet të vinte Lëvizja Vetëvendosje. Por, as këtë të fundit analisti nuk lë pa e kritikuar në disa raste.

Pas kritikave për kreun e Mitrovicës Agim Bahtirin, Pozhari ka zgjedhur që të merret me një deputete të Lëvizjes Vetëvendosje. Fjala është për deputeten Adriana Matoshi, prania e së cilës në Kuvendin e Kosovës, i duket e “kotë” Pozharit.

Shënoni një emër të deputetit/es më kot në Kuvendin e Kosovës. Po e nisi unë: Adriana Matoshi”, Xhevdet Pozhari në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se Adriana Matoshi është përfaqësuesja më e denjë e Kosovës në fushën e artit dhe kulturës. Ajo si aktore ka marr disa çmime ndërkombëtare për rolet e saj të suksesshme filmike.

Matoshi u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat