​Qytetarët bllokojnë rrugët në drejtim të Bërnjakut dhe Jarinjës, ROSU u kërkon atyre të shpërndahen

Aktuale

​Qytetarët bllokojnë rrugët në drejtim të Bërnjakut dhe Jarinjës, ROSU u kërkon atyre të shpërndahen

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 09:17
Jarinjë

(E plotësuar 09:43) - “Protestën nuk ua ndalojmë…”, polici i Kosovës u flet shqip protestuesve serbë

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.

E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën.

Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.

Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

“Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

Ndryshe nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës. 

***

Serbët nga Kosova veriore kanë bllokuar kalimin e Jarinjes në të dy drejtimet dhe pjesëtarët e ROSU kanë kërkuar që ata të shpërndaheshin.

Sipas raportimeve nga Jarinje, një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur u mblodhën për shkak të rritjes së pranisë së njësive speciale të ROSU-së dhe vendosjes së njoftuar të reciprocitetit, nga Qeveria e Kosovës për targat.

Ata ndaluan trafikun në të dy korsitë dhe njësitë speciale të ROSU u kërkojnë atyre të shpërndahen.

Qytetarët thonë se ata erdhën për të shprehur në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre dhe se ishin njësitë e Rosu që ishin të parët që bllokuan rrugën dhe i trembën qytetarët përgjatë gjithë rrugës për në Mitrovicë.

Që nga mëngjesi, një numër i madh i pjesëtarëve të njësive speciale të policisë Rosu kanë qenë të pranishëm në vendkalimin Jarinje, të cilët janë vendosur jo vetëm në Jarinje por edhe në kalimin tjetër drejt Serbisë, Bërnjak, si dhe në të gjithë veriun e Kosovës.

***

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu. Të njëjta burime tregojnë se situata e ngjashme është edhe në Bërnjak.

Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat