​Kryeministri Kurti: Në nëntor do të shkoj në vizitë zyrtare në ShBA

Aktuale

​Kryeministri Kurti: Në nëntor do të shkoj në vizitë zyrtare në ShBA

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 12:03
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në muajin nëntor do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për vizitë zyrtare.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit se pse nuk ka shkuar në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, kreu qeveritar tha se nuk ka pasur synim të shkojë atje, rrjedhimisht edhe s’ka aplikuar për vizë.

Kurti: Në nëntor do të shkojë në ShBA

“Nuk kam aplikuar për vizë në ShBA, pasi nuk kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në ShBA do të udhëtojë në ShBA. Pra bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini se unë jam kryetari i vetëm i një subjekti politik që e ka mbështetur paraprakisht dhe publikisht ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton. E unë dola publikisht edhe ju bëra thirrje shqiptaro amerikanëve dhe thash votoni presidentin Biden”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat