Reagon edhe Haxhi Avdyli për aksionin në veri: Mjaft ka kullotë Serbia!

Aktuale

Reagon edhe Haxhi Avdyli për aksionin në veri: Mjaft ka kullotë Serbia!

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2021 Në ora: 13:49
Haxhi Avdyli

Për aksionin e Policisë së Kosovës, në veri ku po parandalojnë veturat me targa serbe për të hyrë në Kosovë, ka reaguar edhe deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se s’ka më tabela Proba për shqiptarët e Kosovës.

Avdyli shprehet se, mjaftë ka kullotë Serbia për 10 vite nga marrëveshja e dëmshme.

Ai shkruan se po vazhdojnë të ndreqin atë që e shkatërruar për 20 vite.

Postimi i plotë:

S’ka më tabela Proba për Kosovarët. Mjaft Serbia e ka kullotë për 10 vite nga marrëveshjet e dëmshme të e djemve joproblematik.

Ne do jemi djem problematik që nuk iu hymë në hak askujt, por edhe do respektojmë veten.

Vazhdojmë të ndreqim atë që e shkatërruan për 20 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat