Media zvicerane shkruan për situatën e tensionuar në veri të Kosovës – përmend bombardimet e NATO-s në Serbi

Aktuale

Media zvicerane shkruan për situatën e tensionuar në veri të Kosovës – përmend bombardimet e NATO-s në Serbi

Nga: A.M Më: 20 shtator 2021 Në ora: 20:52
Forcat policore të Kosovës në Veri

Sot me vendim të Qeverisë së Kosovës është vendosur reciprociteti i targave me Serbinë.

Pas këtij vendimi, shumë forca të Policisë Speciale të Kosovës kanë qëndruar në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Për këtë ngjarje ka shkruar edhe mediumi zviceran Blick.

Të hënën, serbët e Kosovës nga rajoni kufitar bllokuan hyrjen në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Ata protestuan kundër rregullores së re së Qeverisë së Kosovës, sipas së cilës targat serbe nuk vlejnë më në Kosovë.

Policia kufitare në Kosovë ka zbatuar rregullisht rregulloren që nga mëngjesi i së hënës. Shoferët me automjetet me targa serbe duhet t'i çmontojnë ato në pikat kufitare dhe t'i vendosin targat e përkohshme kosovare që ata i marrin nga zyrtarët kufitarë, shkrua Blick, përcjell “Bota sot”

Kryeministri Albin Kurti paraqiti qasjen e qeverisë së tij të hënën si një masë të bazuar në reciprocitet. Presidenti serb AleksandërVuçiq thirri përsëri një takim të kabinetit të tij të sigurisë, për ditën e martë.

Në fakt, Serbia nuk i njeh targat e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Udhëtarët me automjete me këto targa duhet t'i ndërrojnë ato me targa të përkohshme serbe në pikat kufitare kur hyjnë në Serbi.

Kosova, tani pothuajse e banuar me shumicë shqiptare, i përkiste Serbisë deri në vitin 1999. Pas një kryengritjeje të armatosur nga shqiptarët e Kosovës, NATO e detyroi shtetin serb të tërhiqej me sulme ajrore. Nga viti 1999 deri në vitin 2008 administrata e OKB –së, UNMIK sundoi në Kosovë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e shpallur nga shqiptarë./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat