Deputeti i LVV-së: Nuk kemi për çfarë të frikësohemi, gjendja në veri është e qetë

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Nuk kemi për çfarë të frikësohemi, gjendja në veri është e qetë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 23:20
Enver Dugolli

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli thotë se nuk kemi për çfarë frikësohemi pasi gjendja në veri është e qetë.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është vendim i pritur, i ligjshëm dhe i drejtë. Nuk kemi për çfarë të frikësohemi. Gjithçka është e qetë”, deklaroi Dugolli në “Debat Plus”.

Deputeti thotë se ky aksion është përshëndetur nga qytetarët dhe sipas tij do të duhej përshëndetur edhe nga subjektet politike.

Ai thotë se ndërkombëtarët janë njoftuar kohë më parë për këtë vendim të drejtë të Qeverisë së Kosovës.

“Ky vendim nuk është drejtuar ndaj askujt”, tha ai.

Dugolli thotë se Kosova dëshiron raporte reciproke me Serbinë pa pasur nevojë për masa të tilla por sipas tij vet kjo e fundit po i vendos barriera Kosovës.

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj thotë se Serbia po vepron njëanshëm qysh nga viti 2015.

“Nuk mbaj në mend ndonjë veprim që ka marrë Kosova e të mos ketë reaguar SHBA e BE. Asnjëherë SHBA apo BE nuk e kanë përgëzuar Kosovën për ndonjë veprim ndaj Serbisë”, deklaroi Mushkolaj.

Analisti thotë se çdo ndërhyrje në veri është e ndjeshme për shkak të situatës së krijuar atje ndër vite.

Ndërsa ish-deputeti Visar Ymeri thotë se fakt është që kjo marrëveshje ka skaduar në datën 15 shtator.

“A ka mundur të shtyhet edhe një muaj? Ka mundur. Por është zgjedhur të zbatohet skadimi në këtë moment”.

Ymeri thotë se problem do të ishte nëse Kosova do të tërhiqej siç ka ndodhur deri më tani.

“Nëse tërhiqesh njëherë, dy herë e tre herë, tani më s’ka kuptim të ndërmerren veprime të tilla fare”, tha ndër të tjera Ymeri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat