A ishte i informuar për reciprocitetin e targave dhe aksionin në veri – flet Agim Bahtiri

Aktuale

A ishte i informuar për reciprocitetin e targave dhe aksionin në veri – flet Agim Bahtiri

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 23:30
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për zëvendësimin e targave të Serbisë me ato të përkohshme të Kosovës.

I pyetur nëse ishte i informuar nga kryeministri Kurti për këtë aksion, Bahtiri në DPT te Fidani tha se nuk dëshiron të hyjë në këtë temë, pasi e konsideron si temë të ndjeshme.

“Nuk kisha hy në këtë temë pasi aksioni nuk ka përfundu ende, është duke u zhvilluar, është një situatë e ndishme, kshtu që ju kisha lut të më kurseni nga kjo pyetje”, tha Bahtiri.

Tutje ai foli edhe për reagimet e sotme rreth asaj se kjo po bëhet për fushatë zgjedhore.

“Absolut jo, ky është një premtim i dhënë nga Albin Kurti dhe është duke u zbatuar pikë për pikë, jemi duke shkuar ne hapa të sigurt pa u kthyer asnjë centimetër mrapa. Nuk ka të bëjë kjo me fushatë, është një premtim qe duhet me u realizu”, ka thënë tutje Bahtiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat