Ky është personi që akuzohet për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit

Aktuale

Ky është personi që akuzohet për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit

Nga: H.O. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 08:36
Ahmet Krasniqi

U bën 23 vite që nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, Ministrit të parë të Mbrojtjes në Kosovë. Vrasësit e tij nuk u zbuluan asnjëherë, pavarësisht se kanë kaluar dy dekada që nga koha kur ndodh vrasja që tronditi gjithë kombin shqiptar.

Megjithatë është përmendur një emër si fajtor i mundshëm për vrasjen e kolonelit. Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha ka akuzuar Fatos Klosin, për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Berisha thotë se Klosi ka qenë i shoqëruar me dy oficerë të SHIK-ut, aty ku ka ndodhur vrasja.

“Ahmet Krasniqi është eliminuar absolutisht kryekëput me ndërmjetësimin e Fatos Klosit, shef i Shërbimit Informativ. 100 %. Ai shoqërohej nga dy oficerë të SHIK-ut. Ata kanë qenë aty. Vrasësit me 90 % (gjasa) janë përzgjedhur nga SHIK-u. Nuk e di me saktësi se kush kanë qenë. Ai ishte i sistemuar nga Shërbimi Kombëtar dhe nën mbikëqyrje të tij”, ka deklaruar Berisha disa herë nëpër media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat