Bukë, argetë dhe jogurt për Njësinë Speciale në veri, reagon Latifi: E turpshme

Aktuale

Bukë, argetë dhe jogurt për Njësinë Speciale në veri, reagon Latifi: E turpshme

Nga: G.B Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:04
Njësia Speciale

Që nga dje Njësia Speciale po qëndron në veri, për shkak të zbatimit të reciprocitetit të targave.

E sot janë publikuar fotografi të ushqimit të tyre atje, që është bukë, argetë dhe një jogurt.

Pas kësaj ka reaguar Blerim Latifi, i cili këtë e ka quajtur të turpshme, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se gjatë kohës së luftës ushtarët e UÇK-së ushqeheshin me nga një gjysmë buke, nga një qepë dhe nga një gotë me çaj por që atëherë ishte kohë lufte dhe ushqimi i tillë justifikohej.

Postimi i plotë në Facebook:

"Bukë, argetë dhe një jogurt”, kjo qenka menuja ushqimore për pjesëtarët e Njësisë Speciale në veri. Nuk po dallojka shumë nga ajo e kohës së luftës. Më kujtohet se si në qendrën e grumbullimit të ushtarëve të UÇK-së në Kukës, në mëngjes dhe në darkë, na jepnin nga një qepë, një gjysmë buke dhe një gotë me çaj. Aty ishte një gjerman shtatlartë, i cili protestonte në gjermanisht ndaj asaj diete tmerrësisht të varfër. Atëherë ishte kohë lufte dhe justifikohej ushqimi i keq, por sot është e turpshme që policët më të mirë të Kosovës që po mbrojnë kufirin në veri të ushqehen për faqe të zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat