Ibrahim Kelmendi i reagon Blerim Latifit: KUmandantët e “shtabit të rognerit” i privuan ushtarët e UÇK-së edhe nga ushqimi i merituar!

Aktuale

Ibrahim Kelmendi i reagon Blerim Latifit: KUmandantët e “shtabit të rognerit” i privuan ushtarët e UÇK-së edhe nga ushqimi i merituar!

Nga: M.L. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:23
UÇK

Njëri prej ish themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) Ibrahim Kelmendi i ka reaguar profesorit universitar, Blerim Latifi, i cili ka treguar se gjatë kohës së luftës, ushtarët e UÇK-së ushqeheshin me nga një gjysmë buke, nga një qepë dhe nga një gotë me çaj .

Latifi këtë reagim e bëri pas publikimit të fotografive të ushqimit të Njësisë Speciale të Policisë së, ku përfshihet bukë, argetë dhe jogurt.

E sipas Ibrahim Kelmendit, gjatë luftës kishte financa të bollshme për ushqim të dinjitetshëm të UÇK-së, por se kishte sabotime që synonin demoralizimin dhe dezertimin e pjesëtarëve të UÇK-së.

“IBRAHIM KELMENDI: Të siguroj, kemi pas financa të bollshme për ushqim më të dinjitetshëm, por ishin sabotimet dhe komplotet nga "shtabi i rognerit" (dhe Bujar Bukoshi e Isa Mustafa) që synonin demoralizimin dhe dezertimin e pjesëtarëve të UÇK-së”, shkruan Kelmendi në Facebook.

Sipas tij, komploti u bë pasi” Shtabi i rognerit" ishte kundër vendimit të ish kryeministrit Pandeli Majko që UÇK-ja të kishte armatim dhe municion falas.

Kupto edhe komplotin: Qysh kur kryeministër qe bërë Pandeli Majko (tetor 1998), pat marrë vendim kundër shit-blerjes së armëve në mes të UÇK-së dhe Ushtrisë së Shqipërisë. Aty e tutje gjithë armatimin dhe municionin e kishim falas. Pat thënë tepër njerëzisht, aty e tutje UÇK të shpënzon ndihmat financiare për ushqim e veshmbathje më cilësore. "Shtabi i rognerit" ishte kundër atij vendimi të Kryeministrit Majko, sepse donin të arsyetonin se ndihmat financiare për UÇK po i shpënzonin për armë e municion”, shkruan Kelmendi.

Ai thotë se është i tronditur deri në palcë kur ka ende të mashtruar që bëjnë tifozëri për “kUmandantët” e "shtabit të rognerit, që i kanë privuar ushtarët edhe nga ushqimi i merituar!!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat