Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit: Adem Demaçi e ka ditur për vrasjen e kolonelit, ja çfarë bëri një ditë para vrasjes

Aktuale

Ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit: Adem Demaçi e ka ditur për vrasjen e kolonelit, ja çfarë bëri një ditë para vrasjes

Nga: P.R Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:19
Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi

Ish bashkëpunëtori dhe familjari i Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ish përfaqësuesi i përgjithshëm politik i UÇK-së, Adem Demaçi e kishte ditur për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Madje, Sefedin Krasniqi ka treguar edhe se çfarë kishte bërë Demçai një ditë para se të vritej kolonel Ahmet Krasniqi.

“Sidoqoftë, Adem Demaçi ka ditur për shumë vrasje, sidomos për vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka ditur 100%, garantoj me jetë. Prandaj, një ditë para vrasjes, Demaçi mori pushim mjekësor, sepse nuk mund të fliste!!! Kuku, i kishte humbur zëri! Po, pse nuk e urdhërojë të prononcohet, Albini, meqë ishte sekretar i tij. Pse Albini s’ka folur kurrë për (mos) Marrëveshjen e Osllos!?”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Krasniqit, Demaçi i kishte kërkuar nga Ahmet Krasnqi për ta rrëzuar apo luftuar Rugovën, kërkesë të cikën e kishte refuzuar kolonel, Ahmet Krasniqi.

Postimi i plotë:

Cilin e zgjodhi Ahmeti: Rugoven apo Demaçin?

A ka qenë Adem Demaçi ne UÇK , nuk di. Por, kur kam kuptuar se zyra e Adem Demaçit ka funksionuar me leje të shkruar nga MPB të Millosheviqit, gati u pata bërë për spital.

Prandaj, mezi e kuptova pse Demaçi mund endej poshtë e lartë, e lartë e poshtë, pa asnjë problem dhe policët e Millosheviqit as s’e rrahnin as s’e burgosin. Tash duhet të pyetet Albini, a e ka ditur që Demaçi kishte leje për zyrën e UÇK-së në Prishtinë?

Si është e mundur që zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, të rrinte në Tiranë, e të lëshonte deklarata nga mali Dajtit, e nuk guxonte të qëndrojë në Prishtinë?

Unë nuk i di mirë gradat dhe hierarkinë ushtarake, por a mund të më tregoje dikush, cili është më i rëndësishëm dhe më i rrezikshëm; zëdhënësi (Jakupi) apo përfaqësuesi i përgjithshëm politik i UÇK-së (Demaçi)?

Sidoqoftë, Adem Demaçi ka ditur për shumë vrasje, sidomos për vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka ditur 100%, garantoj me jetë. Prandaj, një ditë para vrasjes, Demaçi mori pushim mjekësor, sepse nuk mund të fliste!!! Kuku, i kishte humbur zëri! Po, pse nuk e urdhërojë të prononcohet, Albini, meqë ishte sekretar i tij. Pse Albini s’ka folur kurrë për (mos) Marrëveshjen e Osllos!?

Demaçi, pas takimit të Oslos (që ishte një mosmarrëveshje TOTALE) u distancua nga Ahmeti, sepse koloneli, ministri i Luftës, nuk kishte pranuar kërkesën e tij për ta rrezuar apo luftuar Rugovën. Në bisedë direkte i kishte thënë Demaçit se kishte hi në luftë me Serbinë e jo me Rugovën.

Derisa nuk qartësohen prapaskenat e formimit të FARK-ut dhe (mos) Marrëveshja e Osllos, disa persona të gjallë që ende po fshihen pas mustaqeve dhe konspiracioneve, do të flejne me ankth, se një ditë Gjykata Speciale do t’i zbulojë të gjithë pjesëmarrësit në vrasjet e shqiptarëve (dhe të Ahmetit). Dhe, në ditët e gjykimit, krejt normal që nuk do t’i përballojnë stresit për të qëndruar në gjykatore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat