Deklarohet Igor Simiq, publikon edhe një video nga Jarinja: Do të qëndroj në mes atyre pajisjeve luftarake dhe serbëve të dorëzuar

Aktuale

Deklarohet Igor Simiq, publikon edhe një video nga Jarinja: Do të qëndroj në mes atyre pajisjeve luftarake dhe serbëve të dorëzuar

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2021 Në ora: 23:24
Igor Simiq

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq ka publikuar një video nga Jarinja ku ka thënë se si përfaqësues i popullit serb, janë gjithmonë me njerëzit e tyre.

Ai shkruan se, janë përpiqur të parandalonin dikë që të provokonte reagimin e serbëve në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas tij, është detyrë e tij që të qëndron me njerëzit e tij në mes të pajisjeve luftarake dhe armëve, si dhe serbëve të dorëzuar paqësisht.

Postimi i plotë:

Ne kemi shumë nevojë për paqe. Si përfaqësues të popullit serb, ne jemi gjithmonë me njerëzit tanë dhe para tyre. Kjo është arsyeja pse disa netë më parë, me praninë tonë, ne u përpoqëm të parandalonim dikë që të provokonte reagimin e njerëzve tanë në Jarinje dhe Bërnjak me provokime, sepse secili prej njerëzve tanë dhe jeta e tij është e shenjtë.

Është detyrë e imja, si përfaqësues i Listës Serbe të qëndroj me kolegët e mi mes atyre me pajisje luftarake dhe armëve dhe serbëve të dorëzuar paqësisht protestojnë duke parandaluar ngjarje të mundshme të padëshirueshme.

Dhe gjithmonë do ta bëj këtë gjë, sepse ky popull i njëjtë pikërisht pse e përkrahu listën serbe.

Ata që janë dembelë dhe në vend që të kalojnë kohë me njerëzit e tyre në dhoma të ngrohta në një distancë të sigurt duke shtypur mesazhe, nuk dua të them një fjalë, ata nuk vlejnë, as një fjalë apo këta heronj të egër në Jarinje dhe Bërnjak të cilët në mënyrë paqësore dhe me dinjitet mbrojnë të drejtën për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat