Gacaferri i drejtohet kandidatëve të Prishtinës: Shihni fotot e WC-së në Stacion të Autobusave

Aktuale

Gacaferri i drejtohet kandidatëve të Prishtinës: Shihni fotot e WC-së në Stacion të Autobusave

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:16
WC në Stacion të Autobusave

Stacioni i autobusëve në Prishtinë po vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme.

Virtyt Gacaferri ka publikuar disa imazhe në rrjetin e tij social, në Facebook ku shihen tualetet në gjendje të shkatërruar.

Gacaferri përmes këtij postimi iu ka adresuar kandidatëve për kryetarë komunë në Prishtinë, që para premtimeve për liqene dhe teleferike të shohin njëherë këto imazhe skandal.

“Para liqeneve e teleferikave, po ju tregoj do foto prej WC-se ne Stacion te Autobusave ne Prishtine. Per mos me hi ne hak pastertia ishte e pranueshme. Gjendja kqyreni vet”, shkruan Gacaferri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat