Kurti takon të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për situatën në veri

Aktuale

Kurti takon të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për situatën në veri

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:54
Albin Kurti

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ata kanë diskutuar rreth situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Giacobbe ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur çështjen e targave dhe për çështjet tjera.

“Hapat e menjëhershëm janë të nevojshëm për të shtensionim të situatës.

Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat