Burim Berisha: Në fillim nuk kemi pasur vaksina, kam pritur dy muaj për vaksinim

Aktuale

Burim Berisha: Në fillim nuk kemi pasur vaksina, kam pritur dy muaj për vaksinim

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:09
Ilustrim

I pari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se deri më tani janë dhënë 25 mijë doza të vaksinës për qytetarët e kësaj komune.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se qytetarët e Fushë-Kosovës nuk po duan të vaksinohen.

Berisha ka thënë se në QKMF ka mungesë të barnave esenciale.

Ka mungesë të ilaçeve esenciale, janë vaksinuar diku rreth 25 mijë doza janë dhënë doza qytetarë edhe unë jam vaksinuar diku që një muaj e gjysmë ose dy. Në fillim vaksina nuk ka pasur në komunën e Fushë- Kosovës, nuk është e vërtet që qytetarët nuk donë me marrë vaksinë, nuk e di kush e ka plasu këtë. Në Fushë-Kosovë me bindje them se unë kom pritë që prej para dy muajve me marrë vaksinën sepse në fillim nuk ka pasur fare vaksina”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat