Paralajmërimi urgjent i Vuçiqit është ‘shpallje lufte’/ Kërkohet nga Kosova t’i mbyllë kufijtë me Serbinë

Aktuale

Paralajmërimi urgjent i Vuçiqit është ‘shpallje lufte’/ Kërkohet nga Kosova t’i mbyllë kufijtë me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:57
Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se nesër do të mbajnë takim urgjent për Asociacionin.

Për këtë çështje menjëherë ka reaguar prof. Dr. Enver Bytyçi.

Nëse ndodh kjo, Bytyçi thotë se është shpallje lufte e Vuçiqit.

Ai kërkon nga Kosova që të shmang luftës të mbyllë kufijtë me Serbinë.

Reagimi i plotë i Bytyçit:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga Budapesti ka lajmëruar se nesër do të mbledhë komitetin e menaxhimit për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë!

D.m.th Beogradi do të vendosë se çfarë duhet bërë në Republikën e Kosovës! Kjo që tenton ai është shpallje lufte! Nëse ndodh që Vuçiq të krijojë në Beograd apo në Rashkë një qeveri ilegjitime në ekzil për serbët në Kosovë, atëherë Kosova duhet të mbyllë kufijtë dhe çdo marrëdhënie me Serbinë!

Serbia e ministrit të Milosheviqit po bëhet më agresive sesa në periudhën e viteve 1990! Me këtë lloj Serbie përballet sot Kosova. Për të evituar luftën dhe konfliktin e armatosur, Kosova duhet të mbylle kufijtë dhe të ndaloje edhe lëvizën e qytetarëve të saj në drejtim të Serbisë! Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta pranojnë një situatë të tillë, të cilën e imponon Beogradi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat