Rama thirrje OKB-së: Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa Republikën e Kosovës

Aktuale

Rama thirrje OKB-së: Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa Republikën e Kosovës

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 23:27
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Rama tha se në 13 vite pavarësi të Kosovës, ajo i ka sjellë më shumë para dhe stabilitet rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogu Kosovë-Serbi për njohje të ndërsjellë.

“Vetëm kuraja dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama

Gjatë fjalës në Sesionin e 76-të të Asamblesë së OKB-së, Rama foli edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se Shqipëria është gati për të hapur negociatat

“Ne presim me padurim në konferencën e parë ndërqeveritare për të çelur negociatat me anëtarësimin. E dua ta përsëris Shqipëria ka kohë që është gati ajo pret që BE ta bëjë pjesën e saj”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat