Ish-ambasadori: Këto dy shtete po destabilizojnë veriun e Kosovës, edhe zjarri nuk është larg

Aktuale

Ish-ambasadori: Këto dy shtete po destabilizojnë veriun e Kosovës, edhe zjarri nuk është larg

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:34
Policia e Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hartimin e Politikave, KIPRED dhe ish-ambasadori Lulzim Peci, ka thënë se Serbia dhe Rusia po destabizliojnë veriun e Kosovës. Ai ka thënë se të njëjtën, këto dy shtete po e bëjnë edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Mal të Zi, i cili është buzë përplasjes civile, përcjell Bota sot.

Peci ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se po e “përkëdhel” presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdohet me këtë politikë, mund të ketë edhe “zjarr”.

Reagimi i Pecit në Facebook:

Koordinimi Serbo-Rus për destabilizimin e Ballkanit:

1. Dodiku dhe Rusia kundër emërimit dhe nuk e pranojnë përfaqësuesin e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, diplomatin gjerman Christian Schmidt.

2. Serbia dhe Rusia janë duke e destabilizuar Malin e Zi, dhe duke e shpjer këtë vend buzë përplasjes civile.

3. Serbia dhe Rusia me operativet e tyre janë duke e destabilizuar veriun e Kosovës, duke u përpjekur qeë të provokojnë edhe përplasje në mes të protestuesve dhe policisë në njërën anë dhe duke djegur godina zyrtare e hedhur bomba në anën tjetër.

Ndërsa, në anën tjetër reagimi i bashkësisë ndërkombëtare është përkëdhelës ndaj Vuçiqit.

Tolerimi i politikës së Botës Serbe, e cila më së paku ka karakter kulturor, po i ngjet sjelljes së Perëndimit në fillim të vitit 1990 me Millosheviqin, e nëse vazhdohet kështu, kësaj politike do i del tymi së shpejti.

E kur del tymi, edhe zjarri nuk është larg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat