Njëri nga dy kamionët e larguar nga kolona në Bërnjak, ishte i një shqiptari që ishte bllokuar

Aktuale

Njëri nga dy kamionët e larguar nga kolona në Bërnjak, ishte i një shqiptari që ishte bllokuar

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:36
Foto

Dy kamionë janë larguar sonte vullnetarisht nga fillimi i kolonës në pikën kufitare në Bërnjak.

Njëri nga kamionët ishte i një shqiptari e i cili i ishte bllokuar pa dëshirën e tij në ditën kur ishte bllokuar rruga nga protestuesit serbë.

Pavarësisht që kamioni doli nga barrikada e krijuar në këtë pikë kufitare i njëjti nuk u lejua që të kalojë në Serbi.

Ndërsa, kamioni i dytë ishte i një serbi nga Zubin Potoku i cili pasi doli nga kolona e gjatë disa kilometra kaloi lirshëm në anën tjetër të kufirit.

Kujtojmë se nga e hëna serbët lokalë të veriut kanë bllokuar rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si shenjë proteste pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat