Reagon avokati shqiptar: Është koha të mbyllet kapitulli i Serbisë

Aktuale

Reagon avokati shqiptar: Është koha të mbyllet kapitulli i Serbisë

Nga: M.H. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 00:20
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me reciprocitetin e vënë nga Kosova për Serbinë.

Ngjela komento tanket e fundit që Serbia dërgoi në veri të Kosovës e që sipas tij ky veprim nuk është asgjë karshi Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë që asgjë nuk bëjnë dot serbët dhe që është koha të mbyllet kapitulli i mizorisë serbe.

Postimi i plotë

Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën, në veri të saj.

Dhëntë Zoti, ia merr arsyen hiçi dhe ndërmerr ndonjë hap luftarak kundër Kosovës, që ta mbyllim një herë e mirë historinë me këta banditë që kanë 150 vite që vrasin dhe dhunojnë shqiptarët.

Por jo sot.

Sot forca është nga shqiptarët. Asgjë nuk bëjnë dot serbët, veç marrëzisë që do t'i ndihmojë shqiptarët, ta mbyllin kapitullin e mizorisë serbe, duke marrë plotësisht territorin e vet shqiptar, deri në NISH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat