“Kurti nuk kthehet prapa”, analisti nga Amerika jep paralajmërimin për Vuçiqin: Nëse tenton..!

Aktuale

“Kurti nuk kthehet prapa”, analisti nga Amerika jep paralajmërimin për Vuçiqin: Nëse tenton..!

Nga: A.M Më: 26 shtator 2021 Në ora: 08:27
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - ilustrimi Bota sot

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka komentuar situatën politike në veri të Kosovës.

Ai e mirëpriti vendimin e Qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave, duke thënë se me këtë veprim i është kthyer fuqishëm sovraniteti tërë territorit të Kosovës.

Madje, profesor Maxharraj u shpreh se presidenti serb e di se kufiri i Kosovës është i pakalueshëm.

“Por, i preferuari i Thaçit dhe Mustafës në dialog, çetniku dhe nacionalisti shoven i Millosheviqit u tranu, po del mendsh, mendja i ka humbur për këtë që ia bëri Kurti. I ndezi shkëndijat e luftës, i nxiri nacionalistët serbë në veri të Kosovës të bëjnë barrikada. E ka nis edhe artilerinë e rëndë në drejtim të Kosovës duke nxit luftë. Por, ai e di fare mirë se deri ku ai mund ti afrohet Kosovës, sepse kufiri i Kosovës për Vuçiqin është i pakalueshëm, sepse nëse tenton aty do të digjet”, shkroi Maxharraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Më 2011 në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë ishte nënshkruar një marrëveshje për targat e automjeteve që e kalojnë kufirin andej e këndej.

Serbia menjëherë e kishte nis zbatimin e kësaj marrëveshje në anën e vetë dhe që 10 vite është duke i ‘mjelë’bqytetarët e Kosovës që e kalojnë kufirin, duke ua heq targat duke i zëvendësu ato me targat e përkohshme të Serbisë.

Një gjë të tiillë do të duhej ta bënte edhe Qeveria e Kosovës për qytetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë, pra të këtë reciprocitet të ndërsjellë.

Por, këtë nuk e bënë as Qeveria Thaçi e as ajo Mustafa. Nuk deshtën, nuk guxuan apo thjeshtë ishin njerëz të shantazhuar nga Serbia. Më fjalë tjera, këta të dytë gjatë gjithë dialogut e kanë turpëruar shtetin e Kosovës. Njëherësh e falën Çakorrin, deshtën ta ndajnë Kosovën me Serbinë dhe në fund ia bënë të keqen e fundit, duke ia sjellë Kosovës Asociacionin(Zajednicën) me kompetenca ekzekutive.

I bënë të gjitha këto, e shumë te tjera të këqija që i sollën Kosovës dhe as palla nuk ua ndinte e kalëronin Kosovën, sepse Kosovën nuk kishte kush ta mbron, nuk kishte as prokurori, as gjyqësi valide, por të kapur nga ata vetë.

Dhe kështu kopilin ia lanë te dera qeverisë Kurti II. Por, Kurti duke e parë nënçmimin që ia kishin bërë Thaçi dhe Mustafa, Kosovës në dialog vendosi të ndërmarrë hapin e duhur, me të drejtë të vendos reciprocitetin me Serbinë me targat, sipas marrëveshjes së viti 2011 të nënshkruar nga të dy palët.

Dhe këtë e bëri këto ditë, me plotë të drejtë e vuri reciprocitetin me Serbinë, ndërmori një veprim kushtetues, të menqur, në të mirë të Kosovës, sepse nga sot filloi fuqishëm kthimi i sovranitetit të qeverisë së Kosovës në tërë territorin e vendit.

Por, i preferuari i Thaçit dhe Mustafës në dialog, çetniku dhe nacionalisti shoven i Millosheviqit u tranu, po del mendsh, mendja i ka humbur për këtë që ia bëri Kurti. I ndezi shkëndijat e luftës, i nxiri nacionalistët serbë në veri të Kosovës të bëjnë barrikada. E ka nis edhe artilerinë e rendë në drejtim të Kosovës duke nxitë luftë. Por, ai e di fare mirë se deri ku ai mund ti afrohet Kosovës, sepse kufiri i Kosovës për Vuçiqin është i pakalueshëm, sepse nëse tenton aty do të digjet.

Pra, Albin Kurti ka hyrë në Veri të Kosovës për të mos dal. Për Albin Kurtin nuk ka kthim pas, sepse ai me policinë ka shkuar atje jo për vikend, por për ta mbrojt shtetin, sepse Veriu është i Kosovës, e jo të veproi si mercenari Hashim Thaçi i cili natën tinëzisht u futë në veri, por u tërhoq menjëherë duke e lënë atje një policë të vrarë, Enver Zymberin.

Pra, Albin Kurti po ecë, po ecë veç përpara, ai nuk kthehet të shikoj anash as prapa, ai ecë veç përpara duke e shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.

I tillë është Albin Kurti, i cili tërë qenien e tij e ka vënë në shërbim të vendit në forcimin e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat