Avdyli: Po të ishte gjallë Rugova, do të turpërohej me këta burreca!

Aktuale

Avdyli: Po të ishte gjallë Rugova, do të turpërohej me këta burreca!

Nga: A.M Më: 26 shtator 2021 Në ora: 10:30
Ibrahim Rugova

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka komentuar qëndrimet e analistëve të cilët po kritikojnë vendimin për reciprocitetin e targave.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se nuk do të kishte besuar asnjëherë se disa analist në TV, disa frikacakë po ua qajnë hallin më shumë 20 pijanecëve me shlivovicë, se sa miliona shqiptarëve.

“Po të ishte gjallë Ibrahim Rugova, Adem Demaqi apo Hajrullah Gorani, do qeshte me ta, apo do të turpërohej me këta burreca. Mbi 60.000 ushtarë Serb e mijëra makineri ushtarake e vitet 90 ishin brenda lagjeve tona, por nuk ndodhi të ligështohen asnjëherë, as lidershipi, as gazetarët e më së paku qytetari”, shkroi Avdyli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ra kjo puna e tabelave dhe u pamë. Që defilojnë çdo natë, në TV turli analisti, defetisti e frikacaku, që ua qajnë hallin nja 20 pijanecave me shlivovicë,sesa miliona bashkëvendasve që 10 vite u maltretuan se kisha besu kurrë. 21 vite pasi u dëbua me turp Serbia, frika e defetizmi nga Serbia qenka thellë në mesin tonë.

Po të ishte gjallë Ibrahim Rugova, Adem Demaqi apo Hajrullah Gorani, do qeshte me ta, apo do të turpërohej me këta burreca. Mbi 60.000 ushtarë Serb e mijera makineri ushtarake e vitet 90 ishin brenda lagjeve tona, por nuk ndodhi të ligështohen asnjëherë, as lidershipi, as gazetarët e më së paku qytetari.

Sot me ushtri e polici tonën, e subjektivitet, me miq e aleatët shtetet më të forta, disa kërkojnë dorëzim përballë pijanecëve e humbësve serb, që asnjë drejt se kanë që ata të enden këtu me tabela Srb e në që 10 vite të maltretuar kufijve. Serbia e dinë që po bëri hapin e parë destabilizues do humb edhe një territor sa Kosova brenda Serbisë, por angazhimi i shqipfolesve brenda nesh për interesat e saj duhet studiur. Nese mbrojtja e Pijanecëve Serb eshte vetëm nga frika e tyre gjysma e të keqes, por sdua të besoj në agjenda tjera të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat