Zhvillime të reja, vendosen tek barrikadat në Bërnjak edhe 4 kamionë tjerë

Aktuale

Zhvillime të reja, vendosen tek barrikadat në Bërnjak edhe 4 kamionë tjerë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 08:07
Raportohet se kamionët janë vendosur në ora 01:00 pas mesnate

Katër kamionë të rinj janë vendosur tek barrikadat në pikëkalimin kufitar në Bërnjak këtë të hënë.

Kjo vjen në ditën e tetë të protestës nga serbët pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Raportohet se kamionët janë vendosur në ora 01:00 pas mesnate e po ashtu është vendosur edhe një tendë e re nga protestuesit.

Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po punojnë që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA-ja po punon me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në shtensionimin e situatës dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, që vënë në rrezik përparimin e arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësi i DASH-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat